RTV AHIRETI
FutbollLajmeSportTurqi

Ideja e Demiral për ta ndihmuar Turqinë po përkrahet nga emrat e mëdhenjë të futbollit

ideja-e-demiral-per-ta-ndihmuar-turqine-po-perkrahet-nga-emrat-e-medhenje-te-futbollit

Futbollisti turk, Merih Demiral, doli me një ide për ta ndihmuar Turqinë pas termetit shkatërrues që ndodhi ditë më parë.

Mbrojtësi i Atalantas, doli me një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ku ftoi futbollistët të hedhin në ankand fanellat e tyre, dhe me parat e mbledhura nga shitja të ndihmohen familjet me nevojë në Turqi.

Kjo ide u përkrah nga shumë futbollistë, e ndër ta edhe emrat më të mëdhenjë në dekadat e fundit.

Ndër të parët që përkrahen idenë e Demiralit, ishin futbollisti i Juventusit, Leonardo Bonucci, portugezi Cristiano Ronaldo dhe argjentinasi Paolo Dybala.

Kësaj nisme u bashkuan edhe yjet e PSG-së, Lionel Messi, Kylian Mbappe, Neymar, edhe Gianluigi Donnarumma.

Futbollisti turk i Interit Hakan Calhanoglu, së bashku me ata të Manchester Cityt, Haaland, Gundogan, De Bruyne, dhe Eden Hazard i Real Madridid, janë ndër emrat e tjerë që e përkrahën idenë e Demirelit.

Lista vazhdon me Alvaro Moratan e Antonio Griezmannin nga Atletico Madridi dhe lojtarët e Tottenhamit Kulusevski e Harry Kane.

Related posts

Erdogan fiton balotazhin presidencial

rezart morina

Snajperistët e FSK-së arrijnë rezultate të larta në Turqi

rezart morina

Britania përgatit vaksinën për pandeminë e ardhshme

admin