RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, vogëlushja 4-vjeçare dhe babai shpëtohen nga rrënojat 132 orë pas tërmetit – VIDEO

turqi,-vogelushja-4-vjecare-dhe-babai-shpetohen-nga-rrenojat-132-ore-pas-termetit-–-video

Një vajzë katërvjeçare dhe babai i saj u shpëtuan gjallë nga rrënojat 132 orë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore të hënën, raporton Anadolu.

Ekipet e shpëtimit nxorën vogëlushen Şengül Karabacak dhe babain e saj Sezaiun nga rrënojat e një ndërtese të shembur në rrethin İslahiye të provincës Gaziantep, një nga rajonet e goditura nga dy tërmetet, që janë cilësuar si “fatkeqësia e shekullit”.

Ata u dërguan me ambulancë në spital.

Në rrënojat po vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Tërmetet e me magnitudë 7,7 dhe 7,6, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaraş, u ndien nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Rasti Brezovica, u sekuestruan mbi 70 vila – aksioni vazhdon edhe për rreth 500 objekte të tjera pa leje

admin

Subvencionet për izolim të shtëpive, përfituesit do t’i marrin paratë pasi ta përfundojnë investimin

admin

Papa Leo XIV: Venezuela duhet të mbetet e pavarur

Muhamet Ramadani