RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendet një person i vdekur në Drenas

gjendet-nje-person-i-vdekur-ne-drenas

Një person është gjetur i vdekur në fshatin Poklek i Ri në Komunën e Drenasit.

Polici ka thënë se për këtë rast ka marrë informacion rreth orës 18:30, ku pas daljes në vendin e ngjarjes bashkë me ekipet mjekësore nga këta të fundit është konstatuar vdekja e tij.

Policia ka thënë për teve1.info se ka elemente të vetëvrasjes, por që bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, thuhet nga Policia.

Related posts

Kos: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, zgjerimi i BE-së po merr hov të ri

Kushtrim Guraj

Izraeli refuzon thirrjet e SHBA-së për armëpushim me Hezbollahun

admin

LDK “rikthen” deputetin e 15-të, PDK bie në 22

RTI