RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i mbrojtjes: Izraeli po kalon në një “ofensivë” kundër Gazës

shefi-i-mbrojtjes:-izraeli-po-kalon-ne-nje-“ofensive”-kunder-gazes

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, ka deklaruar se forcat izraelite kanë marrë kontrollin e zonës kufitare të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

“Unë i kam hequr të gjitha kufizimet”, tha Gallant, duke shtuar se kanë “marrë rajonin nën kontroll” dhe “tani po niset një sulm i plotë”.

Gallant tha se grupi palestinez i Hamasit “do të pendohet për ofensivën e tij” dhe se Gaza “nuk do të jetë kurrë e njëjtë”.

Të shtunën, Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, duke lëshuar një breshëri raketash dhe duke depërtuar në Izrael nga toka, deti dhe ajri. Grupi tha se sulmi i befasishëm ishte në përgjigje të sulmit ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve kundër palestinezëve.

Ushtria izraelite në hakmarrje nisi një operacion kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Sipas autoriteteve, mbi 1.900 persona janë vrarë deri më tani nga dhuna, përfshirë të paktën 900 palestinezë dhe 1 mijë izraelitë.

Izraeli gjithashtu ka ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar situatën tashmë të rëndë humanitare të enklavës së bllokuar.

Rripi i Gazës, shtëpi e afër 2.2 milionë banorëve, tashmë ishte i zhytur në një rrethim izraelit që nga viti 2007.

Related posts

Një stuhi e fortë godet Sarajevën

admin

Ushtria e Sudanit pajtohet për një armëpushim të përkohshëm me rivalin ushtarak

rezart morina

Zhduken tre persona në Kosovë

admin6