RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Me thirrjen “kundër bosnjizimit të Kosovës”, mërgimtarët në Gjermani protestojnë kundër Asociacionit

me-thirrjen-“kunder-bosnjizimit-te-kosoves”,-mergimtaret-ne-gjermani-protestojne-kunder-asociacionit

Mërgimtarë shqiptarë në Gjermani kanë protestuar këtë të shtunë në Berlin, kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Protesta është organizuar nga aktivistë e shoqatave të bashkatdhetarëve, ndërsa është përkrahur edhe nga qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani.

“Kundër bosnjizimit të Kosovës”, “Vuçiqi vëllai i vogël i Putinit”, “Vuçiqi e do edhe një luftë në Evropë”, “Jo Asociacionit” e “Jo ndarjes etnike”, ishin disa nga pankartat protestuese në Berlin.

Sipas organizatorëve të protestës, qëllimi i saj është “sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

Related posts

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan lirohet me kusht

Muhamet Ramadani

Prokurori i Teheranit u bën thirrje iranianëve “të mos dalin jashtë”

Muhamet Ramadani

Ndahet nga jeta kreu i propagandës në Korenë e Veriut, ndërtoi kultin e personalitetit të familjes Kim! I shërbeu tre gjeneratave

admin