RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, shpëtime të tjera nga rrënojat në ditën e 7-të pas tërmetit

turqi,-shpetime-te-tjera-nga-rrenojat-ne-diten-e-7-te-pas-termetit

Në ditën e shtatë të përpjekjeve të shpëtimit, ekipet në terren dëshmuan shpëtime të tjera mrekulli sot në rrënojat e tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave, raporton Anadolu.

Mustafa Sarigül, 35-vjeçar, u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe në rrethin Antakya të provincës Hatay, zonë e prekur rëndë nga dy tërmetet e forta të së hënës.

Ekipet turke dhe rumune të shpëtimit u shfaqën drejtpërdrejt në televizion teksa punuan pesë orë për të nxjerrë Sarigül-in nga rrënojat ku ai mbeti i bllokuar për 146 orë.

Një vajzë e re, Eylül Kılıç, në rrethin Nizip të Gaziantepit, u shpëtua gjithashtu pasi mbijetoi për 146 orë në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ajo po qëndronte në shtëpinë e tezes së saj kur tërmetet tronditën rajonin.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Blinken: Situata në Gaza për palestinezët ‘mbetet e rëndë’

admin6

Fidan këshilltarit amerikan të sigurisë: Në Gaza duhet shpallur armëpushim urgjent

rezart morina

Irani prezanton raketën e parë balistike hipersonike

rezart morina