RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, shpëtime të tjera nga rrënojat në ditën e 7-të pas tërmetit

turqi,-shpetime-te-tjera-nga-rrenojat-ne-diten-e-7-te-pas-termetit

Në ditën e shtatë të përpjekjeve të shpëtimit, ekipet në terren dëshmuan shpëtime të tjera mrekulli sot në rrënojat e tërmeteve të fuqishme që goditën Turqinë jugore në fillim të kësaj jave, raporton Anadolu.

Mustafa Sarigül, 35-vjeçar, u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese gjashtëkatëshe në rrethin Antakya të provincës Hatay, zonë e prekur rëndë nga dy tërmetet e forta të së hënës.

Ekipet turke dhe rumune të shpëtimit u shfaqën drejtpërdrejt në televizion teksa punuan pesë orë për të nxjerrë Sarigül-in nga rrënojat ku ai mbeti i bllokuar për 146 orë.

Një vajzë e re, Eylül Kılıç, në rrethin Nizip të Gaziantepit, u shpëtua gjithashtu pasi mbijetoi për 146 orë në rrënojat e ndërtesave të shembura. Ajo po qëndronte në shtëpinë e tezes së saj kur tërmetet tronditën rajonin.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6, u ndien nga mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanlıurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Related posts

Irani thotë se anijet duhet të marrin leje nga ai për të kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit

admin

Sot kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq përballë njëri tjetrit në Bruksel

admin

Dhjetëra mijëra besimtarë falin xhumën në Xhaminë Al-Aksa

RTI