RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, një grua 85-vjeçare shpëtohet nga rrënojat 152 orë pas tërmetit – VIDEO

turqi,-nje-grua-85-vjecare-shpetohet-nga-rrenojat-152-ore-pas-termetit-–-video

Një grua 85-vjeçare u shpëtua gjallë nga rrënojat 152 orë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë jugore të hënën, raporton Anadolu.

E moshuara me emrin İsmihan u shpëtua nga ekipet e Bashkisë Kocaeli në rrethin Antakya të provincës Hatay, një nga zonat e prekura rëndë nga tërmetet.

E mbijetuara u dërgua në spital pas nxjerrjes nga rrënojat.

Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë, me epiqendër në Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 10 provinca, duke përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Şanliurfa.

Tërmetet u ndien në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin.

Sipas shifrave të fundit, mbi 24.600 njerëz kanë humbur jetën në Turqi dhe mbi 80.000 janë lënduar.

Ndërkaq, në Sirinë fqinje, numri i të vdekurve ka shkuar në mbi 3.500, ndërsa më shumë se 5.200 janë lënduar.

Related posts

Situatë kritike në Lindjen e Mesme, Joe Biden: Duhet të shmanget një luftë totale në rajon! Së shpejti do flas me Netanyahun

admin

Erdogan: Po përballemi me “katastrofë”, shkalla e lindshmërisë bie në 1,48

Muhamet Ramadani

Sofja e zemëruar pas refuzimit të Holandës që Bullgaria të hyjë në Schengen

admin