RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Nxirret një burrë pas shumë orëve nën rrënoja në Turqi

nxirret-nje-burre-pas-shume-oreve-nen-rrenoja-ne-turqi

Punonjësit e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë të dielën një burrë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Antakya, disa orë pasi dëgjuan zërin e tij nën rrënoja, raporton agjencia AP.

Punonjësit nxorën burrin në të 30-tat, ndërsa ai ishte një prej nëntë ende të ngujuar në ndërtesë, që nga shembja e ndërtesës si pasojë e tërmetit 7.8 shkallë Rihter që goditi Turqinë të hënën.

Kur e pyetën nëse di për të mbijetuar tjerë, ai tha se nuk ka dëgjuar ndonjë zë për tri ditë.

Burri bëri me dorë ndërsa po bartej me lese nga punonjësit. Punonjësit duartrokitën dhe dëgjoheshin thirrjet “Zoti është i madhërishëm”.

Punonjësit më pas kërkuan qetësi në mënyrë që të kenë mundësi të dëgjojnë për ndonjë të mbijetuar tjetër. /koha

Related posts

Tash e tutje, hapësirat publike në Prishtinë do të jenë nën vëzhgimin e kamerave

admin

Ushtritë e bashkuara

admin

Presidentja e përkohshme e Venezuelës bën thirrje për reforma në industrinë e naftës dhe hapje ndaj investimeve të huaja: Të mos kemi frikë nga diplomacia me SHBA

admin