RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sveçla jep detaje për aksionin në veri: Këto janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuçiqi e Petkoviqi

svecla-jep-detaje-per-aksionin-ne-veri:-keto-jane-strukturat-kriminale-qe-po-i-mbrojne-zellshem-vuciqi-e-petkoviqi

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka dhënë detaje në lidhje me aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë.

Sot Policia e Kosovës në kuadër të detyrave të saj në zbatim të ligjit, ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicë të Veriut me ç’rast është arrestuar pronari i këtij laboratori.

“Pavarësisht angazhimeve të policisë, kriminelët ende po mendojnë se mund të vazhdojnë me shkeljen e ligjit dhe kundërligjshëm të pasurohen në kurriz të sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka dhënë detaje edhe në lidhje me të arrestuarit dhe përkatësinë e tyre etnike.

“Bashkëpronar i laboratorit tashmë të shkatërruar është personi i cili sulmoi Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës muajin e kaluar ndërsa njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllau i tij”.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vucic e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”.

Ministri i Brendshëm thotë se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin.

Related posts

Petkoviq: Në rundin e ri të dialogut flasim për Asociacionin

admin

Turqia dënon sulmin terrorist në Siri, riafirmon solidaritetin me Damaskun

Muhamet Ramadani

Kryediplomati malazez biseda telefonike me homologët nga EBA dhe Omani për situatën në Lindjen e Mesme

admin