RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Fushë Kosovë, arrestohen dy persona që dyshohet se theren për vdekje një 41-vjeçar

fushe-kosove,-arrestohen-dy-persona-qe-dyshohet-se-theren-per-vdekje-nje-41-vjecar

Dy persona janë arrestuar në Fushë-Kosovë të hënën, me dyshimin se kanë vrarë një 41-vjeçar.

Policia njoftoi se të arrestuarit janë A.M. 26-vjeçar dhe L.B. 26-vjeçar, ndërsa është sekuestruar thika, që dyshohet se është përdorur në rast.

“Pas intervistimit, personat e arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit, u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin policor.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur të dielën mbrëma, rreth orës 22:00.

“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur”, ka thënë ajo.

Related posts

UNICEF: Më shumë se 90 për qind e shkollave në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar

admin

Kosova nënshkruan ujdi për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye nga prodhuesi amerikan

admin

Gaza, 30 të vdekur dhe 100 të plagosur nga sulmi i Izraelit në shkollën e drejtuar nga OKB-ja

Muhamet Ramadani