Vogëlushja 6-vjeçe e quajtur Miray, e cila me ditë të tëra kishte mbetur nën rrënojat e ndërtesës në qytetin Adiyaman pas tërmetit katastrofal të javës së kaluar, u shpëtua në ditën e tetë të kërkimeve, transmeton Anadolu.
Ekipet e shpëtimit 178 orë pas tërmetit në qarkun Alitas nxorën të gjallë vajzën e vogël e cila më pas u transferua në spital.
Në Adiyaman, një nga dhjetë qytetet turke që u shkatërruan nga tërmetet e forta me magnitudë 7.6 dhe 7.7 ballë më 6 shkurt, me epiqendër në Kahramanmaraş, vazhdojnë përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e të mbijetuarve nga fatkeqësia e rëndë.
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqinë jugore është rritur në 31.643, njoftoi sot Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD).
4 yaşındaki Miray depremden 178 saat sonra enkazdan sağ olarak çıkarıldı.
Son canı kurtarana kadar durmak yok!
Adıyaman, Bozbey Apartmanı@KIASKomur pic.twitter.com/jCPevSVGa6
— Türkiye Kömür İşletmeleri Kurumu (@tkikurumsal) February 13, 2023