RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Presidenti Erdoğan priti në takim kryeministrin pakistanez pas tërmeteve të fuqishme

presidenti-erdogan-priti-ne-takim-kryeministrin-pakistanez-pas-termeteve-te-fuqishme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan priti kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif në kryeqytetin Ankara për bisedime, raporton Anadolu.

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Sharif zhvilluan një takim me dyer të mbyllura në kompleksin presidencial.

Gjatë vizitës së tij në Turqi, Sharif do të vizitojë gjithashtu zonën e goditur nga tërmeti dhe do të bisedojë me ekipet pakistaneze të kërkim-shpëtimit të dërguara në zonë.

Sharif ishte ndër liderët botërorë që kishte folur me Erdoğan-in më 6 shkurt pasi dy tërmeteve të forta goditën Turqinë jugore, të cilët shkaktuan vdekjen e më shumë se 36.180 njerëzve.

Related posts

Çfarë nënkupton hapja e negociatave me Bashkimin Europian?

admin

Scholz: Gjermania nuk do t’i kthehet energjisë bërthamore

admin6

“Izraeli vrau 340 mjekë dhe punonjës të kujdesit shëndetësor në Gaza”

admin