RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Japonia premton 27 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

japonia-premton-27-milione-dollare-ndihme-humanitare-per-turqine-dhe-sirine

Japonia ka premtuar 27 milionë dollarë ndihmë urgjente humanitare për Turqinë dhe Sirinë, transmeton Anadolu.

Ministri japonez i Punëve të Jashtme, Hayashi Yoshimasa, u tha gazetarëve se ndihma do t’u dërgohet dy vendeve të goditura nga tërmeti përmes Programit Botëror të Ushqimit (WFP) dhe organizatave joqeveritare japoneze.

Siç raporton transmetuesi lokal NHK, Yoshimasa tha se detajet e paketës së ndihmës janë duke u përpunuar.

Ai shtoi se Tokio do të vazhdojë të “veprojë me shpejtësi” dhe të ofrojë ndihmë në çdo mënyrë të nevojshme për viktimat e tërmetit.

Kryediplomati japonez tha se vendi i tij e ka bërë të pamundurën për të dërguar ekuipazhe shpëtimi dhe furnizime me ndihme në rajon, bazuar në përvojën e saj me tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Turqisë (AFAD) ka bërë të ditur se numri i të vdekurve nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të vendit është rritur në 36.187.

Nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.7 dhe 7.6, me qendër në Kahramanmaraş janë prekur mbi 13 milionë njerëz në 11 provinca turke, përfshirë Adana, Adımayan, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Related posts

SHBA-ja përgatitet të shtojë sërish grupin Houthi në listën e organizatave të huaja terroriste

admin6

Përparim në dialog apo humbje të fondeve të BE-së: Çfarë do të zgjedhin Kurti e Vuçiç?

admin

Baerbock: Gjermania kundër bllokadës detare të migrantëve

rezart morina