RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, një grua shpëtohet nga rrënojat 257 orë pas tërmeteve – VIDEO

turqi,-nje-grua-shpetohet-nga-rrenojat-257-ore-pas-termeteve-–-video

Një grua është shpëtuar me lëndime 257 orë pas tërmeteve me fuqishme që goditën Turqinë jugore javën e kaluar, raporton Anadolu.

42-vjeçarja Neslihan Kılıç është shpëtuar nga ekipet në Kahramanmaraş, që ishte epiqendra e tërmeteve shkatërruese.

Kılıç është dërguar me ambulancë në spital.

Tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7.6, me qendër në provincën Kahramanmaraş, prekën më shumë se 13 milionë njerëz në 11 provinca, duke përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakır, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye, Şanlıurfa dhe Elazığ.

Sipas shifrave të fundit, mbi 36 mijë njerëz kanë humbur jetën nga dy tërmetet e forta.

Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Turqinë jugore në interval prej më pak se 10 orësh.

Related posts

Tanzani: Të paktën 19 persona të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në liqen – VIDEO

admin

Pentagoni: Ukraina mund të hedhë raketa amerikane në Rusi, sa herë që sulmohet

admin

Palestinë, përcillen viktimat e zjarrit në Kampin e Refugjatëve Jabalia

admin