RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Marrëveshja për të pagjeturit njëra prej arritjeve më të mëdha të dialogut

osmani:-marreveshja-per-te-pagjeturit-njera-prej-arritjeve-me-te-medha-te-dialogut

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur edhe njëherë lidhur me marrëveshjen për të pagjeturit.

Osmani ka quajtur marrëveshjen Kosovë-Serbi për të pagjeturit si njërën prej arritjeve më të mëdha të dialogut.

Osmani për “BBC” ka thënë se shpreson që Serbia të zbatojë atë që është dakorduar me deklaratë.

“Besoj që marrëveshja për të pagjeturit është njëra prej arritjeve më të mëdha të procesit të dialogut, pasi është një nga ato marrëveshje që prek direkt jetën e njerëzve tanë.Mbi 1600 familje në Kosovë janë ende duke bërë çdo gjë për ta zbuluar vendndodhjen e të dashurve të tyre, të cilët u zhdukën dhunshëm nga regjimi i Millosheviqit gjatë luftës.Ne sigurisht besojmë se ata janë në varre masive në Serbi, por na duhej që Serbia të bashkëpunonte, dhe tash është kyç zbatimi. Shpresoj që Serbia t’i zbatojë këto obligime që vijnë nga ajo Deklaratë”, ka thënë Osmani.

Theksojmë se javën e kaluar në Bruksel është arritur marrëveshja për të pagjeturit.

Related posts

Ish-Ministri i Mbrotjes së Britanisë: Trupat tanë në Ukrainë nuk mund të përjashtohen

admin

Kryparlamentari turk viziton Xhaminë e Sulltan Muratit në Shkup

admin

Irani dëshiron që Libani të përfshihet në marrëveshje armëpushimi

Irfan Jahiu