RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Ushtarët e FSK-së festojnë 15-vjetorin e pavarësisë në Turqi

ushtaret-e-fsk-se-festojne-15-vjetorin-e-pavaresise-ne-turqi

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kontingjenti i FSK-së ka festuar 15-vjetorin e pavarësisë në Hatay të Turqisë.

Mehaj thotë se edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakët të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë.

“Kontingjenti ynë festoi 15 vjetorin e Pavarësisë në Hatay të Turqisë Edhe pse në gjendje të jashtëzakonshme, ushtarakë të forcave turke gjetën kohë të vizitojnë ushtarakët tanë në zonën e operacionit të kërkim- shpëtimit, për t’u uruar Ditën e Pavarësisë”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

Sipas tij, komandot e forcave turke në shenjë falënderimi dhuruan flamurin e Turqisë.

“Gjithashtu, komandot e forcave turke në shenjë mirënjohje e falënderimi për gjithë mbështetjen e ofruar nga shteti dhe ushtria jonë dhuruan flamurin e Republikës së Turqisë. Miku më i mirë është ai që ke përkrah në ditë të vështirë!”, ka përfunduar Mehaj.

Related posts

Osmani sot ndan medalje presidenciale të meritave

admin

Suedi, sulm islamofobik ndaj një xhamie në Stockholm

admin

Kryeministrja franceze: Të gjitha opsionet do të shqyrtohen për të rivendosur rendin

admin