RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri saudit i Turizmit takohet me anëtarët e Presidencës së BeH-së

ministri-saudit-i-turizmit-takohet-me-anetaret-e-presidences-se-beh-se

Anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH) pritën ministrin e Turizmit të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe kryetarin e Bordit të Drejtorëve të Fondit Saudit për Zhvillim, Ahmed Aqeel Al-Khateeb, i cili qëndron në një vizitë zyrtare në Sarajevë, raporton Anadolu.

Në njoftimin e Presidencës së BeH-së thuhet se anëtarët e Presidencës shprehën kënaqësinë e tyre për vizitën e ministrit Al-Khateeb, me vlerësimin se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë miqësore dhe të mira dhe se ekziston potencial dhe synim i rëndësishëm për të përmirësuar bashkëpunimin e përgjithshëm, veçanërisht në fushën e turizmit.

Anëtarët e Presidencës së BeH-së shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Arabisë Saudite për projektet zhvillimore në fushën e infrastrukturës, furnizimit me ujë dhe arsimit në territorin e vendit, të cilat i dhanë shtysë të konsiderueshme zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve.

Ministri Al-Khateeb tha se Arabia Saudite mbetet e vendosur për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme dhe se do të “vazhdojë të ofrojë mbështetje për projektet e zhvillimit në BeH” nëpërmjet Fondit Saudit për Zhvillim, të cilin ai e drejton.

Gjatë takimit është konstatuar se janë nënshkruar një numër i konsiderueshëm marrëveshjesh dhe se synohet të finalizohen procedurat formale ligjore për nënshkrimin e disa marrëveshjeve të tjera, të cilat janë në proces të harmonizimit.

Anëtarët e Presidencës së BeH-së shprehën besimin se vizita e ministrit Al-Khateeb do të japë kontribut të fuqishëm në forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme midis dy vendeve dhe përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Related posts

Izraeli paralajmëron qytetarët të mos udhëtojnë jashtë vendit për shkak të “rrezikut të sulmeve terroriste”

admin

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Istog

admin

Prokurorit të Shtetit i vidhen dokumente personale brenda banesës së tij në Prishtinë, rasti po hetohet

admin