RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Kryeministri Rama: Qeveria turke do të bëjë atë që duhet bërë në rindërtimin e zonës së tërmetit

kryeministri-rama:-qeveria-turke-do-te-beje-ate-qe-duhet-bere-ne-rindertimin-e-zones-se-termetit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se tërmetet me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë janë një tragjedi e tmerrshme, raporton Anadolu.

Rama mori pjesë në Konferencën e 59-të të Sigurisë në Mynih të Gjermanisë dhe në një deklaratë për AA-së tha se “Kjo tragjedi është një prej atyre gjërave në jetë të cilët që fjalët nuk mund ta shprehin kurrë. Ne ndodhemi pranë popullit turk dhe lutemi për të prekurit nga tërmeti”.

Ai tha se Turqia do t’i kapërcejë problemet. “Familjet e të prekurve nga tërmeti do ta kapërcejnë këtë. Sepse kur bëhet fjalë për rindërtimin e zonës së tërmetit, presidenti i Turqisë dhe qeveria e saj do të bëjnë atë që është e nevojshme. Këtë e kemi parë në Shqipëri dhe atë që bënë ishte e jashtëzakonshme. Sigurisht që tërmeti dhe zona që ai ka prekur nuk mund të krahasohen me tërmetin në Shqipëri, por unë mendoj se Turqia ka të gjithë eksperiencën dhe vullnetin”, tha Rama.

Related posts

Kthimi i Trumpit apo fitorja e Harrisit? Analisti amerikan: Ballkanin mund ta presin ndryshime, situata në rajon është përkeqësuar

admin

Robert F. Kennedy braktis garën për president, shpreh mbështetje për Donald Trump-in

Muhamet Ramadani

Babai dhe vajza shpëtohën në Hatay, një javë pas tërmeteve

Muhamet Ramadani