Një xhami 300-vjeçare u rrënua në Muzaffarnagar të Uttar Pradeshit të enjten. Xhamia thuhet se po ‘pengonte’ rrugën e autostradës së re në fshatin Sherpur.
Parmanand Jha zyrtar nga autoritetet e Muzaffarnagarit tha: “Një xhami 300-vjeçare që kalonte në rrugën e autostradës ‘Panipat-Khatima 709 pas Krishtit’ në fshatin Sherpur nën Sadar Tehsil të Muzaffarnagarit u shkatërrua të enjten për zgjerimin e rrugës.”
Ata pohuan se banorëve të zonës iu kërkua të zhvendosnin xhaminë disa herë, por me kalimin e afatit, xhamia duhej të prishej.
“SDM-ja partia qevërisëse lokale tha se banorëve të zonës iu kërkua të zhvendosnin xhaminë disa herë në të kaluarën, por meqenëse ata nuk e bënë këtë pas afatit, xhamia duhej të rrënohej,” thuhet aty.
“Dy struktura të tjera fetare të ndërtuara në tokën e qeverisë do të rrëzohen në të njëjtën shtrirje të autostradës,” shtoi ai.
SDM tha se po ndërmerret aksioni për zhvillim në mënyrë që të zgjerohet autostrada nacionale.
India me shumicë hinduiste ka një histori të gjatë mosmarrëveshjesh mbi strukturat fetare, kryesisht ato të ndërtuara gjatë sundimit Mughal nga shekulli i 16-të deri në fillim të shekullit të 19-të. Shumica e këtyre strukturave janë në shtetin Uttar Pradesh.
Shkatërrimi i Xhamisë së Babrit xhami e shekullit të 16-të në vitin 1992 ishte prej xhamive të para të rrënuara nga partia hinduse e krahut të djathtë, të cilët pretenduan se struktura qëndronte pikërisht në vendin ku lindi zoti Ram, një hyjni hinduse. Më vonë në këtë vend u ndërtua një tempull hindus.
Prej atëherë kjo fushatë e rrënimit të xhamive sa vjen e rritet dhe shumë xhami rrënohen me arsye kinse janë ndërtime të paligjshme edhe pse janë ndërtesa që popullsia muslimane i ka shfrytëzuar për qindra vite.
Ata që tentojnë të kundërshtojnë rrënimin e xhamive apo objekteve të muslimanëve paraprakisht heshten duke u arrestuar dhe duke ushtruar dhunë ekstreme ndaj tyre nga pushteti i partisë ekstreme te djathtë që qeveris vendin.
A 300 year old mosque in Uttar Pradesh, #India bulldozed to the ground. No media attention, no alarm. pic.twitter.com/b5YIHn5JnA
— Khaled Beydoun (@KhaledBeydoun) November 18, 2022