RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqi, ndërron jetë fëmija 12-vjeç i cili u nxor nga rrënojat 296 orë pas tërmetit në Hatay

turqi,-nderron-jete-femija-12-vjec-i-cili-u-nxor-nga-rrenojat-296-ore-pas-termetit-ne-hatay

Ka ndërruar jetë fëmija i cili u nxor nga rrënojat e pallatit Kanatlı në qendër të rajonit Antakya në qytetin Hatay, 296 orë pas tërmetit, raporton Anadolu.

Ekipet u intensifikuan në zonën e identifikuar në rrënoja dhe 296 orë pas tërmetit shpëtuan shtetasit e huaj Samir Muhammed Accar, bashkëshorten e tij Ragda dhe fëmijën e tyre 12-vjeç.

Samir Muhammed Accar dhe bashkëshortja e tij u dërguan në spital me ambulancë, ndërsa fëmija i tyre nuk mundi të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjeve të kryera pas nxjerrjes nga rrënojat.

Në të njëjtën rrënojë thuhet se kanë humbur jetën edhe 2 fëmijët e çiftit.

Mësohet se Ragda Accar pas ndërhyrjes së parë të kryer në spitalin fushor u dërgua me helikopter ambulancë në spitalin e trajnimit dhe kërkimit të qytetit Adana.

Ekipet kryen punime të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një ndërtese të shembur në rrugën Türkmenbaşı në lagjen General Şükrü Kanatlı.

Më herët në punimet intensive të kryera në ditën e 13-të nga ekipet e kërkim-shpëtimit në mesin e të cilëve morën pjesë edhe ato të ardhur nga Kirgistani, u identifikuan të gjallë 3 persona.

Related posts

“Do goditet aftësia luftarake e Rusisë”/ SHBA, sanksione të reja ndaj Moskës! Në shënjestër janë…

admin

Mbi 80 të vdekur nga super tajfuni në Vietnam! Shkaktoi rrëshqitje dheu dhe përmbytje

admin

Izraeli ka arrestuar 7.700 palestinezë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori

Muhamet Ramadani