Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përcaktuar zyrtarisht se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë, kështu ka njoftuar të shtunën nënpresidentja amerikane, Kamala Harris
Zëvendëspresidentja e ShBA-së, Kamala Harris, ka akuzuar të shtunën Rusinë për kryerjen e “krimeve kundër njerëzimit” në Ukrainë, duke thënë se forcat e Moskës kishin kryer sulme “të përhapura dhe sistematike” ndaj popullatës civile të vendit.
Këtë deklaratë ajo e bëri në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, disa ditë përpara përvjetorit të një viti të dërgimit të forcave ruse nga Moska në Ukrainë, duke nisur luftën në Evropë për herë të parë në dekada.
“Në rastin e veprimeve të Rusisë në Ukrainë, ne kemi shqyrtuar provat, ne i njohim standardet ligjore dhe nuk ka dyshim: këto janë krime kundër njerëzimit,” ka deklaruar Harris, drejtuar liderëve botërorë në tubim.
“Dhe unë u them të gjithë atyre që kanë kryer këto krime dhe eprorëve të tyre që janë bashkëpunëtorë në ato krime, ju do të mbani përgjegjësi”, ka thënë tutje ajo. /dukagjini
Vice President of the US, Kamala Harris made a very clear statement.
“The United States has formally determined that Russia has committed crimes against humanity.” pic.twitter.com/isMO12Ug2G
— NOËL (@NOELreports) February 18, 2023