RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

EBA ka dërguar 118 avionë me ndihma për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

eba-ka-derguar-118-avione-me-ndihma-per-te-prekurit-nga-termetet-ne-turqi-dhe-siri

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) njoftuan se numri i avionëve me ndihma të mbledhura për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri ka arritur në 118, transmeton Anadolu.

Agjencia e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, tha se 3.375 tonë ushqime, pajisje mjekësore dhe tenda janë dërguar me gjithsej 118 avionë, duke përfshirë 42 në Turqi dhe 76 në Siri.

Ndihma po dërgohet si pjesë e operacionit “Kalorësia e Guximshme 2”, i cili u nis për të mbështetur të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri, me udhëzimin e presidentit të EBA-së Sheikh Mohammed bin Zayed Al-Nahyan më 7 shkurt.

Nga ana tjetër, njoftohet se rreth 111 milionë dollarë donacione janë mbledhur me kontributin e 1 milionë e 711 mijë personave për fushatën zyrtare “Sahem Platform”, të hapur në Arabinë Saudite për viktimat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, ndërkohë që fushata po vazhdon ende.

Related posts

Iraku njofton për përfundimin e misionit të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja

RTI

Djegia e flamurit serb në Tiranë, Serbia i çon notë proteste Shqipërisë

admin

Presidenti turk mbërrin në Soçi për të takuar homologun e tij rus

admin