RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti turk mbërrin në Soçi për të takuar homologun e tij rus

presidenti-turk-mberrin-ne-soci-per-te-takuar-homologun-e-tij-rus

Dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve të dy vendeve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbërritur në qytetin bregdetar rus Soçi në një vizitë pune njëditore për të zhvilluar bisedime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas presidencës turke, Erdoğan dhe Putin do të diskutojnë çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe Rusisë.

Dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe më pas do të kryesojnë bisedimet ndërmjet delegacioneve të dy vendeve.

Në takim pritet të trajtohet çështjet e tilla si kriza e Sirisë dhe lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, që tashmë është në muajin e saj të gjashtë, ndërkohë në agjendën e takimit janë edhe përpjekjet diplomatike turke për zhbllokimin e eksporteve të grurit të Ukrainës.

Erdoğan dhe Putin do të vlerësojnë lidhjet dypalëshe të fokusuara kryesisht në ekonomi, tregti dhe energji.

Takimi midis presidentëve turk dhe rus do të jetë ndërveprimi i dytë personal në më shumë se dy javë. Ata për herë të fundit u takuan në Teheran në muajin korrik gjatë bisedimeve të formatit të Astanës për Sirinë. /aa

Related posts

Mitrovica e Veriut ndan mbi 200 mijë euro për të prekurit nga vërshimet në janar

admin6

Turqia shpëton 55 emigrantë të parregullt në Detin Egje

admin

Eurodeputetja e re polake akuza të rënda ndaj presidentës së KE-së Ursula von der Leyen

admin