RTV AHIRETI
Shëndetësi

Hani këtë frut në mbrëmje dhe do të bini në gjumë më shpejtë

hani-kete-frut-ne-mbremje-dhe-do-te-bini-ne-gjume-me-shpejte

Kushtet shëndetësore, si dhe jeta e përditshme stresuese, mund të kërcënojnë seriozisht cilësinë e gjumit. Për fat të mirë, ky problem mund të lehtësohet me disa ndryshime të thjeshta. Për shembull, disa ekspertë inkurajojnë konsumimin e frutave për të rritur kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit. Më konkretisht, qershitë dhe kivi janë treguar të dobishëm në përmirësimin e efikasitetit të gjumit.

Shkencëtarët arritën në këtë përfundim pasi kryen një eksperiment prej moshës 20 deri në 55 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit konsumuan kivi një orë para gjumit çdo natë për katër javë. Pas kësaj periudhe, ata treguan më shumë përgjumje para se të shkonin në shtrat dhe koha që u duhej për të rënë në gjumë u zvogëlua.

“Koha totale e gjumit dhe efikasiteti i gjumit u rritën ndjeshëm”, shpjegojnë autorët e studimit, megjithëse ata bëjnë thirrje për kërkime të mëtejshme për të konfirmuar këto efekte.

Psikologu klinik Michael Breus beson se kivi nuk është i vetmi ushqim që nxit gjumin.

“Ka gjithashtu perime, banane, arra, fruta të thata, agrume, domate dhe drithëra. Ushqimet e pasura me kalcium ndihmojnë në rritjen e niveleve të melatoninës”, pohon ai.

Related posts

Kruajtja e hundës rrit shanset e kësaj sëmundjeje serioze

admin

Këto janë tre mineralet më të rëndësishme për funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide

admin

Ju duhen vetëm 30 sekonda, si të testoni në kushte shtëpie shëndetin e zemrës

rezart morina