RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rrëshqitje dheu në autostradën “Ibrahim Rugova”, vështirësohet qarkullimi

rreshqitje-dheu-ne-autostraden-“ibrahim-rugova”,-veshtiresohet-qarkullimi

Në një pjesë të autostradës Ibrahim Rugova, segmenti Suharekë-Prizren ka rrëshqitur dheu duke ngadalësuar tej mase qarkullimin e automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka thënë për Kosovapress se shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu

“Në një pjesë të autostradës Suharekë-Prizren km-27, ka rrëshqitur dheu. Shiriti emergjent dhe shiriti i djathtë i lëvizjes është bllokuar tërësisht, ndërsa edhe shiriti i majtë është i bllokuar përgjysmë nga dheu, por qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me shpejtësi të ngadaltë”, ka njoftuar Krasniqi.

Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes duke i vendosur shenjat përkatëse.

Related posts

Iz’raeli su’lmon shkollën, numri i të vd’ekurve shkon në 14

admin

Francë, më shumë se 50 mijë hektarë janë djegur nga zjarret këtë vit

Irfan Jahiu

Një paralajmërim nga Hakan Fidan

admin