RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Andrew Tate dhe vëllai nuk lirohen nga Gjykata rumune, 30 ditë të tjera pas hekurave

andrew-tate-dhe-vellai-nuk-lirohen-nga-gjykata-rumune,-30-dite-te-tjera-pas-hekurave

Andrew Tate do të kalojë edhe 30 ditë të tjera pas hekurave pasi një gjykatë rumune vendosi se ai është “shumë i rrezikshëm për t’u liruar” ndërsa është ende në burg. Ish-kikboksieri britaniko-amerikan Tate, 36 vjeç, është deklaruar i pafajshëm që kur u arrestua me vëllain e tij Tristan, 34 vjeç, me akuzën e përdhunimit, trafikimit të qenieve njerëzore dhe formimit të një grupi të krimit të organizuar.

Ata janë arrestuar së bashku me Luana Radu dhe Georgiana Naghel, 28 vjeç, një modele që besohet se ka qenë në një lidhje me Tate për gati një vit.

Vëllezërit Tate kanë kërkuar vazhdimisht të qëndrojnë jashtë burgut ndërkohë që hetimi vazhdon, por gjykatat rumune deri tani kanë vendosur t’i mbajnë ata në paraburgim. Avokatët e vëllezërve më herët thanë se prisnin që ata të liroheshin. Gjatë seancës, Tate i tha gjykatës rumune se ai “po mbahet në paraburgim mendor”.

Prokurorët mund të kërkojnë nga gjykatat zgjatjen e paraburgimit të të dyshuarve deri në 180 ditë.

Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet – pavarësisht se është i ndaluar nga faqet përfshirë TikTok, Instagram, Facebook dhe YouTube.

Andrew Tate u konvertua në Islam në fund të vitit të kaluar. /mesazhi

 

Related posts

“Mos e bëj”- Biden paralajmëron Iranin që të mos sulmojë Izraelin

admin

Në Bruksel kërkohet zgjidhje afatshkurtër për dinarin, në takimin e liderëve pritet të diskutohet kërkesa e Kurtit për nënshkrim

admin

Dugolli: Gjykata Speciale të nisë hetimet për masakrën e Dubravës

rezart morina