RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kujt i bën mirë kafeja dhe si duhet pirë

kujt-i-ben-mire-kafeja-dhe-si-duhet-pire

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara në mbarë botën dhe duket se ajo i bën mirë shëndetit.

Për këtë arsye, “El País” ka publikuar rezultatet e studimeve të ndryshme në të cilat është treguar se konsumimi i moderuar i kafesë ndikon në vdekshmërinë më të ulët dhe për rrjedhojë, zgjat jetëgjatësinë.

Ky është rasti i studimit të BMJ, ku pohohet se konsumimi i matur i kafesë është i sigurt, veçanërisht me 3 ose 4 filxhanë në ditë, gjë që do të kontribuonte në uljen e shfaqjes së patologjive si sëmundjet kardiovaskulare, lloje të ndryshme të kancerit ose gjendjet neurologjike.

Nga një grup specialistësh spanjollë, në bashkëpunim me Rrjetin e Qendrës së Kërkimeve Biomjekësore për Fiziopatologjinë e Obezitetit dhe Ushqyerjes (CIBEROBN), thuhet se “pjesa më e madhe e sëmundjeve kronike ndodhin në moshat më të vjetra dhe pikërisht këtu kafeja mund të ketë më shumë efekt të dobishëm”.

Megjithatë, kafeja nuk është e mirë për të gjithë popullatën, pasi te gratë shtatzëna konsumimi i kafesë mund të lidhet me efekte të padëshiruara, si për shembull pesha e vogël e foshnjës në lindje ose rritja e rrezikut të frakturave në vetë gratë shtatzëna.

Ndërkohë, studimet nga Kina kanë dalë në përfundim se konsumimi i moderuar i kafesë, me ose pa sheqer, shoqërohej me një rrezik më të ulët të vdekjes.

Related posts

Karota lufton këto lloje të kancerit

admin

As që ju shkon në mendje! Ja pse duhet t’i hidhni një majë kripë kafes tuaj

admin

Ja si duhet ta hani vezën nëse keni probleme me diabetin

admin