RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë palestinezi i plagosur dy javë më parë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

nderron-jete-palestinezi-i-plagosur-dy-jave-me-pare-nga-forcat-izraelite-ne-bregun-perendimor

Ka ndërruar jetë palestinezi i cili ishte plagosur nga forcat izraelite dy javë më parë në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria palestineze e Shëndetësisë thuhet se 29-vjeçari Mohammed Nabil Fawzi u qëllua si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor rreth dy javë më parë.

Në deklaratë thuhet se Fawzi ka ndërruar jetë si pasojë e plagosjes. Numri i palestinezëve të vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i vitit ka arritur në 63.

Related posts

Stuhitë godasin Australinë Perëndimore, dhjetëra mijëra njerëz pa energji elektrike

Irfan Jahiu

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Çeki, humb jetën një ushtar

Kushtrim Guraj

“Nëna i preu kordonin umbilikal dhe e hodhi në plehra”/ Të tjera detaje tronditëse nga ngjarja në Kosovë, foshnja ndërroi jetë nga hipotermia dhe…

admin