RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBI thirrje për bashkëpunim të afërt me Turqinë kundër efekteve të tërmetit

obi-thirrje-per-bashkepunim-te-afert-me-turqine-kunder-efekteve-te-termetit

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI), Hissein Brahim Taha u bëri thirrje vendeve anëtare për bashkëpunim të afërt lidhur me fatkeqësinë e tërmetit në Turqi.

Taha vizitoi rrethet Nurdağı dhe İslahiye të provincës Gaziantep, të ndikuar nga tërmeti me epiqendër Kahramanmaraş, ku mori informacione nga zyrtarët dhe u uroi të kaluara të prekurve të tërmetit.

Duke folur për Anadolu, Taha tha se “Pasi mësuam tërmetin e kësaj madhësie në Turqi menjëherë u mobilizuam si OBI.

Taha theksoi se kanë kontaktuar menjëherë me vendet anëtare për këtë temë, duke shtuar se kanë bërë gjithçka të mundur si OBI që Turqia të tejkalojë efektet e tërmetit të quajtur si “fatkeqësia e shekullit” dhe për të mbështetur popullin turk.

Ai bëri të ditur se vendet anëtare të OBI-t, përfshirë Arabinë Saudite, Katarin dhe Kuvajtin kanë shkuar në ndihmë një nga një, ndërsa në organizatë është ngritur një njësi e veçantë për koordinimin e ndihmave.

Sipas tij, nevojitet një solidaritet i madh për të shëruar plagët e tërmeteve që shkaktuan një rrënim të madh.

“Jemi të vetëdijshëm për dhimbjen e madhe të Turqisë”

Taha gjithashtu zhvilloi një takim konsultimi me guvernatorin e Gaziantepit, Davut Gül, kryetaren e Bashkisë, Fatma Şahin si dhe zyrtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Gaziantep, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të OBI-t për bashkëpunim të afërt.

“Jemi të vetëdijshëm për tërmetin e shekullit, dhimbjen e madhe dhe gjendjes së vështirë që Turqia ka përjetuar. Me këtë vetëdije, besojmë se kompanitë në vendet anëtare duhet të bëjnë bashkëpunim me ju (Turqinë). Organizata jonë u bëri thirrje të gjithë anëtarëve që të mbështesin Turqinë”, u shpreh Taha.

Related posts

Haradinaj – deputetëve: Ta shkarkojmë Kurtin, mashtrimi i tij ka elemente të tradhtisë

admin

Netanyahu: Do të fillojmë ofensivën tokësore në Rafah pavarësisht presionit ndërkombëtar

RTI

Anëtari i Knesset-it: Lufta izraelite në Gaza do të përfundojë me vendosjen e hebrenjve në veri të enklavës palestineze

RTI