RTV AHIRETI
Lajme

Slloveni, fëmijët morën pjesë në aksionin për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Türkiye dhe Siri

slloveni,-femijet-moren-pjese-ne-aksionin-per-te-ndihmuar-te-prekurit-nga-termeti-ne-turkiye-dhe-siri

Dhjetëra fëmijë në Slloveni morën pjesë në një aksion humanitar për të ndihmuar të prekurit e tërmeteve shkatërruese në Türkiye dhe Siri me kontribute modeste, raporton Anadolu.

Xhemati i Kërshko-s në Slloveni organizoi aksionin humanitar të cilit iu përgjigjën një numër i madh i fëmijëve nga zona.

Siç thanë përfaqësuesit e xhematit të Kërshko-s, fëmijët e mektebit të xhematit të Kërshko-s në Slloveni morën pjesë në fushatën për mbledhjen e donacioneve për Türkiye-n dhe Sirinë.

Fëmijët shitën kafe, çaj dhe ëmbëlsira dhe në këtë mënyrë mblodhën një kontribut vullnetar për të prekurit nga tërmeti.

Gjithashtu u organizua edhe një panair shkollor ku fëmijët mblodhën 850 euro, të cilat do të dhurohen për të prekurit e tërmeteve shkatërruese.

Xhemati i Kërshko-s tha se me këtë gjest fëmijët edhe një herë treguan një shembull të mrekullueshëm humanizmi dhe solidariteti me njerëzit në nevojë.

Related posts

Izraeli dhe Shqipëria nënshkruan memorandum të mirëkuptimit për bashkëpunim ushtarak dhe të mbrojtjes

Muhamet Ramadani

Pentagoni: Një “balonë përgjimi” kineze po fluturon mbi SHBA – VIDEO

admin

Rritet në gati 36 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin