RTV AHIRETI
Lajme

Ura gjermane u rezistoi tërmeteve shkatërruese në jug të Türkiye-s

ura-gjermane-u-rezistoi-termeteve-shkaterruese-ne-jug-te-turkiye-s

Ndër objektet monumentale që u kanë mbijetuar tërmeteve të fundit shkatërruese në jug të Türkiye-s është Ura gjermane ose viadukti Vara që ndodhet në rrethin Golbasi të provincës Adiyaman, raporton Anadolu.

Ura në lumin Goks është ndërtuar në vitin 1929 si pjesë e projektit hekurudhor Istanbul-Bagdad dhe shërbimet kompetente kanë konstatuar se ajo nuk është dëmtuar nga tërmetet që goditën rajonet turke më 6 shkurt.

Kjo urë historike është 280 metra e gjatë dhe 35 metra e lartë dhe ka 12 këmbë dhe shtatë harqe.

Sot, ura përdoret si një rrugëkalim në shinat e trenit që transportojnë mineral hekuri të papërpunuar nga Malatya në Hatay, por aktualisht është e mbyllur për shkak të dëmtimit të pjesëve të tjera të hekurudhës.

Related posts

“Irani do godasë në tre ditët e ardhshme”, Hamasi: Negociatat me Izraelin drejt kolapsit

admin

Thahet lumi Danub, anijet ngecin në Serbi. Anije antike dhe bombë në Kroaci

admin

Kinë, në një javë shënohen mbi 12 mijë vdekje nga COVID-19

admin