RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Goditet për vdekje nga një veturë një person në Veternik

goditet-per-vdekje-nga-nje-veture-nje-person-ne-veternik

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë, mesditën e së premtes në Veternik.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira një këmbësor dhe një veturë në lëvizje.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në lagjen Veternik, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t’i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i automjetit është shoqëruar në stacion policor.

Related posts

SHBA: Zgjedhjet presidenciale në Rusi “mund të përshkruhen vetëm si jodemokratike”

Muhamet Ramadani

Protestuesit në Zveçan lëshojnë këngë nacionaliste

admin

Popullsia e Japonisë shënon rënie rekord në vitin 2022

Muhamet Ramadani