RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Moska dhe Washingtoni po diskutojnë shkëmbimin e të burgosurve nëpërmjet kanaleve speciale”

“moska-dhe-washingtoni-po-diskutojne-shkembimin-e-te-burgosurve-nepermjet-kanaleve-speciale”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Ryabkov, tha se Moska dhe Washingtoni vazhdojnë të diskutojnë çështjet e shkëmbimit të të burgosurve nëpërmjet kanaleve speciale, transmeton Anadolu.

Duke folur për RT Arabisht, Ryabkov tha se “njëfarë përparimi” është bërë në muajt e fundit në çështjet humanitare, që paraqet “moment pozitiv” në marrëdhëniet Rusi-SHBA.

Diplomati rus tha se Moska do të vazhdojë gjithashtu kontaktet me Washingtonin në lidhje me Traktatin e Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike (New START).

“Nuk mund të themi se kemi ndonjë rezultat të madh. Por Moska nuk e refuzon dialogun dhe ne jemi të hapur për të”, tha ai.

Rusia është gjithashtu e hapur “për të diskutuar me SHBA-në mënyrat për të normalizuar punën e organeve diplomatike të dy vendeve”, shtoi ai.

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që pezulloi pjesëmarrjen e Rusisë në të vetmin traktat të mbetur të kontrollit të armëve me SHBA-në muajin e kaluar.

Ai tha se Moska po pezullont traktatin “New START” për shkak të përfshirjes në rritje të Washingtonit në luftën në Ukrainë.

E nënshkruar në vitin 2010 dhe e vazhduar në 2021 për pesë vjet të tjera, traktati synon të kontrollojë dhe reduktojë forcat bërthamore strategjike të përdorura nga SHBA-ja dhe Rusia.

Related posts

Trump njofton marrëveshje të re tregtare SHBA-Indi që ul tarifat reciproke në 18 për qind

Hevzi

Turqia reagon ndaj sulmit të grupeve radikale armene në SHBA

Muhamet Ramadani

Ushtria izraelite kryen sulme të reja ajrore në Gaza, vazhdon me shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit

Muhamet Ramadani