RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Moska dhe Washingtoni po diskutojnë shkëmbimin e të burgosurve nëpërmjet kanaleve speciale”

“moska-dhe-washingtoni-po-diskutojne-shkembimin-e-te-burgosurve-nepermjet-kanaleve-speciale”

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Ryabkov, tha se Moska dhe Washingtoni vazhdojnë të diskutojnë çështjet e shkëmbimit të të burgosurve nëpërmjet kanaleve speciale, transmeton Anadolu.

Duke folur për RT Arabisht, Ryabkov tha se “njëfarë përparimi” është bërë në muajt e fundit në çështjet humanitare, që paraqet “moment pozitiv” në marrëdhëniet Rusi-SHBA.

Diplomati rus tha se Moska do të vazhdojë gjithashtu kontaktet me Washingtonin në lidhje me Traktatin e Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike (New START).

“Nuk mund të themi se kemi ndonjë rezultat të madh. Por Moska nuk e refuzon dialogun dhe ne jemi të hapur për të”, tha ai.

Rusia është gjithashtu e hapur “për të diskutuar me SHBA-në mënyrat për të normalizuar punën e organeve diplomatike të dy vendeve”, shtoi ai.

Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një ligj që pezulloi pjesëmarrjen e Rusisë në të vetmin traktat të mbetur të kontrollit të armëve me SHBA-në muajin e kaluar.

Ai tha se Moska po pezullont traktatin “New START” për shkak të përfshirjes në rritje të Washingtonit në luftën në Ukrainë.

E nënshkruar në vitin 2010 dhe e vazhduar në 2021 për pesë vjet të tjera, traktati synon të kontrollojë dhe reduktojë forcat bërthamore strategjike të përdorura nga SHBA-ja dhe Rusia.

Related posts

NASA: Viti i kaluar ishte i pesti më i ngrohtë në historinë botërore

admin

Osmani takon ministrin e Jashtëm polak, kryesuesin aktual të BE-së

admin

Ushtria izraelite intensifikon sulmet në veri të Gazës disa orë para pauzës humanitare

rezart morina