RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja do të paguajë 2 miliardë dollarë si kompensim për fëmijët indigjenë

kanadaja-do-te-paguaje-2-miliarde-dollare-si-kompensim-per-femijet-indigjene

Gjykata kanadeze miratoi marrëveshjen “historike” prej 2.8 miliardë dollarësh kanadezë (2 miliardë dollarë) të enjten midis qeverisë dhe kombeve indigjene për dëmet e shkaktuara ndaj nxënësve indigjenë në shkollat ditore indiane.

Fondet do t’u paguhen paditësve që përfaqësojnë 325 grupe autoktone si kompensim për dëmet e shkaktuara nga rregulla të ashpra të krijuara për të zhdukur kulturën indigjene, përfshirë gjuhën dhe trashëgiminë. Qëllimi në shkollat ditore ishte i njëjtë me atë që kishte ndjekur Shkollat Rezidenciale Indiane – për të zhdukur kulturën indigjene.

Gjyqtarja e Gjykatës Federale, Ann Marie McDonald tha në vendimin e saj se asgjë nuk mund të paguajë vërtet dëmet e kryera ndaj nxënësve indigjenë. “Siç potencoi (qeveria e) Kanadasë, pagesa prej 2.8 miliardë dollarësh nuk synon të vlerësojë humbjet e pësuara nga anëtarët e grupit, pasi kjo është një detyrë e pamundur”, tha McDonald.

“Jam e kënaqur që zgjidhja është e drejtë, e arsyeshme dhe në interesin më të mirë të anëtarëve të grupeve indigjene. Prandaj, Marrëveshja e Zgjidhjes është miratuar”, tha ajo.

McDonald e quajti marrëveshjen “historike” dhe shtoi se kjo nuk parandalon ngritjen e padive në të ardhmen kundër qeverisë në emër të fëmijëve që humbën jetën ose u zhdukën në shkollat ditore.

Paditësit e grupeve indigjene dhe qeveria federale në fakt ranë dakord për zgjidhjen në janar, por ajo duhej të miratohej edhe nga gjykata.

Nxënësit indigjenë në shkollat ditore lejoheshin të shkonin në shtëpi natën, ndryshe nga shkollat famëkeqe rezidenciale ku jetonin nxënësit. Megjithatë, abuzimi ishte i dukshëm edhe në shkollat ditore.

Në të gjithë Kanadanë kishte rreth 700 shkolla ditore indiane. Ashtu si shkollat rezidenciale, ato drejtoheshin nga kishat katolike romake, anglikane, e bashkuar dhe presbiteriane, ndërsa funksionuan nga vitet 1850 deri në vitet 1990. /atsh

Related posts

Greqia i bashkohet ‘trendit’/ Drafti për ndalimin e rrjeteve sociale në tryezën e qeverisë

Muhamet Ramadani

Zhvilloi intervistë me Presidentin Biden me pyetje të përgatitura nga stafi i tij elektoral, gazetarja jep dorëheqjen

admin

Abbott, Kurtit: Kosova ka mundësinë të bëjë progres

admin