RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak takoi Listën Serbe, tregon çfarë biseduan

lajcak-takoi-listen-serbe,-tregon-cfare-biseduan

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

Përmes një cicërime në Twitter, Lajçak ka thënë se të njëjtit i ka informuar për dialogun, derisa ka shtuar se ka dëgjuar pikëpamjet e tyre.

“Kam biseduar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe për t’i informuar për dialogun dhe për të dëgjuar pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për zhvillimet në veri të Kosovës”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi gjatë ditës së sotme është takuar me krerët opozitarë në Kosovë, për çka ka thënë se i ka informuar ata në detaje për planin e BE-së për dialogun.

Related posts

VIDEO/ Trump kërkoi këpucët e tij menjëherë pas atentatit agjentët ia “fluturojnë” jashtë podiumit

admin

“Mbi 130 mijë vetë në shesh”, Lirim Krasniqi: Të gjithë kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK, mbahen padrejtësisht në paraburgim

admin

U zgjodh kandidat për nënpresident, Kamala Harris dhe Tim Walz shfaqen në fushatë për herë të parë së bashku

admin