RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite bëhet partner dialogu i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

arabia-saudite-behet-partner-dialogu-i-organizates-se-bashkepunimit-te-shangait

Arabia Saudite ka bërë një hap më afër anëtarësimit në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), një bllok i fuqishëm rajonal i udhëhequr nga Kina dhe Rusia, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare saudite e lajmeve ‘SPA’ raportoi se kabineti saudit dje miratoi një memorandum për t’u bërë partner dialogu në SCO gjatë një takimi të kryesuar nga Mbreti Salman bin Abdulaziz.

SCO-ja u themelua në qershor të vitit 2001 nga Kina, Rusia dhe vendet e Azisë Qendrore (Uzbekistani, Kazakistani, Kirgistani dhe Taxhikistani).

Aleanca euro-aziatike politike, ekonomike dhe e sigurisë njihet si organizata më e madhe rajonale në botë, me tetë vende anëtare, katër vende vëzhguese dhe disa partner dialogu, duke përfshirë Türkiye-n.

Pakistani dhe India u bënë anëtare të plota në vitin 2017.

Iranit, i cili është një vend vëzhgues i SCO-së që nga qershori i vitit 2005, iu miratua anëtarësimi i përhershëm në muajin shtator të vitit 2021 dhe një vit më vonë vendi nënshkroi një memorandum angazhimi për anëtarësimin e plotë.

Related posts

Gaza: Një tjetër raund i lirimit të robërve pritet sot

rezart morina

Pesidenti Vuçiç: Do padis SHBA për armatimet në Kosovë

admin

Francë, alarm në nivelin portokalli në 23 rajone për shkak të stuhisë Gerard

admin