RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kirgistan, vendoset gurthemeli i kompleksit dhe xhamisë me kapacitet për 20 mijë persona

kirgistan,-vendoset-gurthemeli-i-kompleksit-dhe-xhamise-me-kapacitet-per-20-mije-persona

Pranë kryeqytetit të Kirgistanit, Bishkek, është vënë gurthemeli i një kompleksi dhe xhamie me kapacitet prej 20 mijë personash, raporton Anadolu.

Xhamia dhe kompleksi po ndërtohen në fshatin Sreden Say, ndërsa në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit mori pjesë edhe presidenti Sadyr Japarov.

Japarov theksoi se xhamia do të jetë dykatëshe dhe do të ketë një kapacitet për 20 mijë persona.

Ai vuri në dukje se kompleksi i xhamisë do të përfshijë një ndërtesë administrative dhe një medrese.

Sipas tij, ka pasur një rritje të madhe të numrit të njerëzve që frekuentojnë xhamitë në vend për të kryer adhurimet.

“Gjatë namazit të xhumasë në xhami nuk mund të gjendet një vend bosh. Ka nevojë për objekte të reja fetare. Do të ofrojmë mbështetje për ndërtimin e xhamive të reja”, tha ai.

Supozohet se çmimi për ndërtimin e xhamisë dhe kompleksit do të jetë 51 milionë dollarë. Projekti i kësaj xhamie realizohet nga investitorë të huaj.

Related posts

Turqia dhe Arabia Saudite vendosën të thellojnë bashkëpunimin për çështjet rajonale

admin

Kishat në Kuds dënojnë sulmet brutale të Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza që prisnin për ndihma

admin

Pas vendimit të Iz’raelit për evakuim, pacientët dhe të plagosurit filluan të largohen nga spitali Al-Ak’sa

rezart morina