RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rritet numri i rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës

rritet-numri-i-rasteve-te-vdekjeve-dhe-lendimeve-ne-vendin-e-punes

Siguria në punë vazhdon të jetë problem për punëtorët kosovarë. Deri në fund të muajit shkurt, dy persona kanë humbur jetën në vendin e punës, teksa janë shënuar 51 aksidente. Kështu thonë në Inspektoratin e Punës.
Ndërsa, nga Sindikata e Sektorit Privat thonë se numri i të vdekurve në vendin e punës është më i madh.

Si pasojë e kushteve jo të mira dhe sigurisë së pamjaftueshme në punë, vazhdojnë të pësojnë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve, me lëndime apo vdekje në vendin e punës.

Këtë vit, deri në fund të muajit shkurt kanë vdekur dy persona në vend pune, ndryshe nga viti i kaluar. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kosovën kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Hekuran Nikçi.

“Numri i aksidenteve në dy mujorin e parë të vitit 2023 në tërësi është 51 aksidente, prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje dhe 49 me lëndime. Në vitin 2022, në dy mujorin e parë kanë ndodhur 40 aksidente në punë”, thotë Nikçi për Radio Kosovën.

“Nga këto aksidente nuk ka pasur asnjë vdekje, të gjitha kanë përfunduar me lëndime”.

Ai tha se ndryshimi i numrit të aksidenteve në këta dy muaj dhe vitit paraprak është se tani kemi 11 aksidente ma shumë. “Pra, kemi rritje të numrit”, tha Nikçi.

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se numri i të vdekurve në vendpune është më i lartë, e kjo është mjaft shqetësuese.

“Deri tani, kemi 6 raste të vdekjeve në vendin e punës. Fatkeqësisht ky vit ka filluar shumë keq”, thotë Azemi..

“Ne e kemi analizuar se pse ka mund të vije situata deri te kjo”.

Ai tha se meqë një pjesë bukur e madhe e punëtorëve të kualifikuar e me përvojë dhe që e njohin më mirë natyrën e punës veç kanë ikur jashtë vendit, tani pronarët e kompanive po marrin punëtorë të pa kualifikuar.

“Kjo po bënë që shpesh herë punëtorët duke mos njohur natyrën e punës edhe po humbin jetën”, tha ai.

Sindikalisti Azemi tutje thotë se në këtë situatë janë të nevojshëm më shumë inspektorë dhe kontrolle në vende të punës.

Ndërkohë, nga Inspektorati i Punës, kanë treguar për Radio Kosovën se gjatë vitit 2022, numri i aksidenteve në vendin e punës ka qenë 394.

Nga këto aksidente, gjatë vitit të kaluar 15 kanë përfunduar me fatalitet.

Related posts

Osmani pritet nga Abazoviq, merren vesh për diçka

admin

Vuçiq e thotë zyrtarisht se prapa personave të maskuar në veri të Mitrovicës ka qenë Millan Radojçiqi

Muhamet Ramadani

Pyje të shkrumbuara, banesa të shndërruara në hi dhe njerëz të trishtuar, pamjet nga shkatërrimi që la pas zjarri në Atika (FOTOLAJM)

admin