RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet e 23 prillit, sot mbyllet afati për partitë që të njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje

zgjedhjet-e-23-prillit,-sot-mbyllet-afati-per-partite-qe-te-njoftojne-kqz-ne-per-mospjesemarrje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Subjektet politike të cilat nuk duan që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor kanë kohë vetëm edhe sot që të dorëzojnë njoftimin për mospjesëmarrje.

“Afati i vendosur nga KQZ-ja për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje është deri më 13 mars”, i ka thënë Telegrafit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri të premten ky institucion ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit.

Kujtojmë se edhe Lista Serbe njoftoi përmes një postimi në Facebook se nuk do të marr pjesë në këto zgjedhje.

Por ky subjekt deri më tani nuk e ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për këtë vendim.

Ndryshe, afati për të aplikuar për certifikim për zgjedhjet në komunat veriore është i hapur deri më 22 mars.

Related posts

Komandanti i KFOR për median turke: Jemi të gatshëm për çdo lloj kërcënimi për Kosovën

admin6

Populistët çek kërkojnë largimin e qeverisë dhe daljen nga NATO

rezart morina

Vazhdojnë bisedimet për dinarin: Bislimi e Petkoviq sot në Bruksel

RTI