RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet e 23 prillit, sot mbyllet afati për partitë që të njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje

zgjedhjet-e-23-prillit,-sot-mbyllet-afati-per-partite-qe-te-njoftojne-kqz-ne-per-mospjesemarrje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Subjektet politike të cilat nuk duan që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor kanë kohë vetëm edhe sot që të dorëzojnë njoftimin për mospjesëmarrje.

“Afati i vendosur nga KQZ-ja për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje është deri më 13 mars”, i ka thënë Telegrafit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri të premten ky institucion ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit.

Kujtojmë se edhe Lista Serbe njoftoi përmes një postimi në Facebook se nuk do të marr pjesë në këto zgjedhje.

Por ky subjekt deri më tani nuk e ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për këtë vendim.

Ndryshe, afati për të aplikuar për certifikim për zgjedhjet në komunat veriore është i hapur deri më 22 mars.

Related posts

“Iz’raeli përgatitet për su’lm ndaj Iranit, pret mbështetjen e SHBA-së”

Muhamet Ramadani

“Black out” i sistemeve të IT, Microsoft: Ndërprerja e CrowdStrike preku 8.5 milionë pajisje Windows! Po punojmë për t’i rikthyer plotësisht në punë

admin

Aksioni në ndërmarrjen “Eko regjioni”, arrestohen dy persona për keqpërdorim në prokurim publik

Muhamet Ramadani