RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtarët e Iranit dhe Libisë diskutojnë për rihapjen e ambasadës iraniane në Tripoli

zyrtaret-e-iranit-dhe-libise-diskutojne-per-rihapjen-e-ambasades-iraniane-ne-tripoli

Ministrja e Jashtme e Libisë, Najla El Mangoush u takua me ambasadorin e Iranit në Tripoli, Mohammad Reza për rihapjen e ambasadës iraniane në Tripoli, transmeton Anadolu.

Në një komunikatë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Libisë, Mangoush dhe Reza janë takuar në kryeqytetin Tripoli.

Në takim është diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për rihapjen e Ambasadës së Iranit në Tripoli pas 12 vitesh dhe funksionimin e saj.

Gjatë takimit, ku u diskutua edhe për çështje rajonale dhe ndërkombëtare, Mangoush u shpreh se mirëpresin rifillimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit.

Me demonstratat që shpërthyen kundër regjimit të Gadafit në vitin 2011, të gjitha ambasadat në vend, përfshirë atë të Iranit, u mbyllën.

Irani dhe Arabia Saudite arritën marrëveshje për rifillimin e marrëdhënieve diplomatike pas 7 vitesh.

Marrëveshja e arritur mes dy vendeve u njoftua më 10 mars në një deklaratë të përbashkët nga Irani, Arabia Saudite dhe Kina.

Related posts

Beteja vendimtare, ministri rus i Mbrojtjes shkon në Ukrainën lindore

admin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Franca, Gjermania dhe Britania mbështesin thirrjet për armëpushim në Gazë

admin

Presidenti Erdogan priti Presidentin e Koresë së Jugut Lee me një ceremoni zyrtare

RTI