RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Pas takimit me Lajçakun, deklarohet presidenti i Serbisë

pas-takimit-me-lajcakun,-deklarohet-presidenti-i-serbise

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Nga zyra e presidentit serb është bërë e ditur se në takim është diskutuar për propozimin evropian, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe hapat e tjerë të nevojshëm që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Presidenti ka theksuar se Serbia me përgjegjësi po punon dhe është e përkushtuar të marrë pjesë në bisedime me qëllim të arritjes së një zgjidhje kompromisi, i nevojshëm për normalizim të jetës dhe një për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët”, u tha nga zyra e presidentit.

Vuçiq ka ritheksuar se formimi i Asociacionit është sipas tij parakusht për normalizim marrëdhëniesh, si dhe për sigurinë e mbrojtjen e të drejtave të serbëve në Kosovë.

Megjithatë, presidenti serb ka theksuar se takimi me Lajçakun, ishte i vështirë dhe përmbajtësor dhe se pritet të vazhdojnë takimet.

Related posts

Britania: Putin pritet të shpallë aneksimin e rajoneve ukrainase

admin

Izraeli përfundon operacionin ushtarak në spitalin e Gazës

rezart morina

Oficeri i ushtrisë izraelite zotohet ta shndërrojë gjithë Rripin e Gazës në rrënoja

admin