RTV AHIRETI
Lajme

Drejtori Simnica vizitoi Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë

drejtori-simnica-vizitoi-qendren-shqiptare-per-integrim,-kulture-dhe-religjion-ne-lozane

Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prishtinë, Hetem ef. Sopjani, kanë vizituar Qendrën Shqiptare për Integrim, Kulturë dhe Religjion në Lozanë, në të cilën u mirëpritën nga imami, njëherësh kryetari i kësaj Qendre, Fehim ef. Abazi.

Imami Abazi e falënderoi delegacionin e Kryesisë së BIK-ut për këtë vizitë dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të BIK-ut me qendrat dhe xhamitë e diasporës.

Nga ana e tij, drejtori Simnica, përcolli përshëndetjet e Myftiut Naim ef. Tërnava, dhe i falënderoi nikoqirët për kontributin e tyre të vazhdueshëm në vendlindje.

Related posts

Pas armëpushimit, shpërthime në rafinerinë Lavan në jug të Iranit

admin

108 mjekë dhe punonjës shëndetësorë të vrarë nga Izraeli në Liban që nga 2 marsi

Irfan Jahiu

Fati i luftës aktuale mund të vendoset nga ky ishull i vogël…

Hevzi