RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Prijësi i Dubait viziton fushatën e ndihmës për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

prijesi-i-dubait-viziton-fushaten-e-ndihmes-per-viktimat-e-termetit-ne-turqi-dhe-siri

Zëvendëspresidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Prijësi i Dubait, Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, ka vizituar fushatën humanitare të vendit kushtuar viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM të martën, sundimtari i Dubait inspektoi përpjekjet e vullnetarëve që merrnin pjesë në fushatën “urat e mirësisë” në selinë e saj në Qendrën Botërore të Tregtisë në Dubai.

“Sot, vizitova fushatën e Urave të Mirësisë për t’u ofruar ndihmë të prekurve nga tërmetet në Siri dhe Turqi,” tha Bin Rashid.

“Urat e mirësisë që Emiratet e Bashkuara Arabe shtrijnë me popujt në kohë fatkeqësie janë ura të përhershme që krijojnë dashuri, komunikim dhe solidaritet. Ata e ngrenë vëllazërinë në nivele fisnike”.

“Fushata e sotme u ndoq nga 2,000 vullnetarë, duke përfshirë fëmijë, nxënës shkollash, punonjës nga qeveria dhe sektori privat, biznesmenë, intelektualë dhe të tjerë,” tha ai.

“Qëllimi i tyre është i njëjti, për të përcjellë një mesazh mirësie për vëllezërit tanë dhe për të shprehur vlerat tona më të rëndësishme njerëzore…ata kanë të gjithë falënderimet dhe vlerësimin tonë”, shtoi ai. /mesazhi

Related posts

Uashingtoni i shqetësuar për planet e Phenianit për t’i dërguar armë Rusisë

admin

Afganët gërmojnë me duar rrënojat në kërkim të të mbijetuarve

admin

Kurti takohet me Lajçak, bisedohet për dialogun me njohje reciproke në qendër

admin