RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, 10 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet në disa qytete

turqi,-10-te-vdekur-dhe-disa-te-zhdukur-nga-permbytjet-ne-disa-qytete

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve që kanë goditur disa qytete në juglindje të Turqisë, raporton Anadolu.

Në Şanlıurfa kanë humbur jetën gjithsej nëntë persona, pasi është arritur deri tek kufomat e pesë personave në bodrumin e një ndërtese.

Disa rrugë të Şanlıurfa-s janë përmbytur pas reshjeve të djeshme në qytet.

Në kuadër të punimeve të zjarrfikësve të Şanlıurfa-s, është arritur deri tek trupat e pajetë të pesë personave, për të cilët mësohet se ishin sirianë.

Në lagje të ndryshme vijojnë përpjekjet për shpëtimin e qytetarëve të bllokuar.

Ndërkohë, të paktën një person ka humbur jetën si dhe tre të tjerë janë zhdukur pasi një shtëpi-kontejner e vendosur në një oborr është përmbysur nga shirat e dendura në rrethin Tut të provincës juglindore të Turqisë, Adıyaman.

Guvernatori i Tokat-it, njëherësh koordinator për provincën Adıyaman, Numan Hatipoğlu, njoftoi se një kontejner është përmbysur nga uji që ka kapluar rrethin.

Ai njoftoi se një person ka humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë zhdukur, duke shtuar se vazhdojnë punimet për t’i gjetur të zhdukurit.

Ndërkohë, ekipet e AFAD-it, policisë, xhandarmërisë dhe bashkisë vazhdojnë evakuimin e çadrave ku ka rrezik nga përmbytjet.

Related posts

Serbët vazhdojnë protestat në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok

admin

Kosovë, gjykata u vazhdon edhe për dy muaj paraburgimin 3 të dyshuarve në rastin Banjska

RTI

Vapa ekstreme, problem shëndetësor në rritje! Në Gjermani, qindra vetë në spital për shkak të temperaturave të larta

admin