RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore

hapet-aplikimi-per-subvencionimin-e-teksteve-dhe-materialeve-shkollore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se është hapur aplikimi për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Aplikimi do të realizohet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur për një periudhë prej dy javësh: 27 korrik – 9 gusht 2026.

Subvencionimi përfshin blerjen e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1–9).

Mjetet financiare do të transferohen drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare të prindit/aplikuesit.

“Para se të aplikoni, ju lutemi sigurohuni që:xhirollogaria juaj bankare është aktive dhe e saktë; të dhënat tuaja në eKosova janë të përditësuara. Aplikimi do t’u mundësohet edhe shtetasve të huaj me leje qëndrimi të përkohshme ose të përhershme në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në komunikatë bëhet e ditur se për shtetasit e huaj që ende nuk posedojnë leje qëndrimi, por kanë fëmijë të regjistruar në shkolla të Republikës së Kosovës, MASH do t’ia dorëzojë ASHI-së listën e këtyre rasteve me qëllim të krijimit të qasjes në eKosova për aplikim.

Dokumentet për këtë kategori do të dorëzohen me email në adresën: libri@rks-gov.net

Linku për aplikim klasa 1-5

Linku për aplikim klasa 6-9

Related posts

Britani e Madhe, sindikata e drejtuesve të trenave paralajmëron qeverinë për ligjin kundër grevës

admin

Përurohet impianti i ujërave të zeza në Gjakovë, një investim afro 17 milionë eurosh

admin

Zjarri vdekjeprurës në Hawaii, rreth 850 njerëz janë ende të zhdukur

admin