RTV AHIRETI
Lajme

Filloi shpërndarja e 2400 pakove ushqimore në prag të muajit Ramazan

filloi-shperndarja-e-2400-pakove-ushqimore-ne-prag-te-muajit-ramazan

Në prag të muajit Ramazan, Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” dhe Qendra e Mbretit Selman nga Mbretëria e Arabisë Saudite, kanë filluar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore, të cilat janë të dedikuara për familjet nevojtare.

Ky aksion gjigant ka filluar sot në kryeqytet, ku u shpërndanë pako ushqimore dhe miell për këto familje, ndërsa aktivitete të tilla do të vazhdojnë në të gjitha qytetet e Kosovës gjatë ditëve në vijim.

Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Adelinë Sahiti, përcolli nga afër këtë aktivitet me ç’rast falënderoi dy shoqatat për kontributin dhe aktivitetet humanitare në kryeqytet.

Aksione të tilla ndërmjet “Bereqetit” dhe Qendrës së Mbretit Salman nga Mbretëria e Arabisë Saudite, ishin zhvilluar edhe vitin e kaluar, ku ishin ndihmuar me produkte ushqimore familjet nevojtare gjatë muajit Ramazan.

 

 

 

 

 

Related posts

Von Cramon – Qeverisë serbe: Shqiptarët po diskriminohen, rrezikoni jostabilitet në rajon

RTI

BE bie dakord për një paketë shtesë të mbështetjes prej 50 miliardë euro për Ukrainën

admin6

Qeveria mblidhet sot, në rend dite edhe shtesat për kategori të veçanta

admin