RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja ndanë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën

be-ja-ndane-500-milione-euro-te-tjera-ndihme-ushtarake-per-ukrainen

Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet.

Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione.

Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë.

Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.

Kjo e 22 korrikut është paketa e pestë nga BE, duke e çuar shumën totale në 2.5 miliardë euro.

Fondet vijnë nga Fondi Evropian i Paqes, një instrument i ri financues i BE-së që mund të përdoret për të forcuar forcat e armatosura në vendet partnere.

Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Gjermania financon rreth një të katërtën e këtyre shpenzimeve. /rel

Related posts

Arabia Saudite nis astronauten e parë grua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

Muhamet Ramadani

Gjendet i vdekur një person në Istog të Kosovës, detajet e para

admin

“Është ruse, shumë e bukur!”- Publikimi i dosjes me mbi 3.5 milionë dokumente të çështjes Epstein, zbulohen email-et me princin Andrew: Mund të darkosh me të

admin